Të mos mbahet peng ligji në Kuvend, të votohet sa më parë nga opozita

Të dënuarit e burgut të Reçit në Shkodër, i kanë nisur një peticion Kuvendit të Shqipërisë. 200 të dënuarit kërkojnë miratimin sa me parë të amnistisë penale pa dallime politike. Thirrja e tyre i drejtohet kryesisht deputetëve të opozitës që të arrijnë marrëveshjen me mazhorancën dhe të japin votat që ky ligj të bëhet funksional.

Në letrën e tyre ata shkruajnë se deputetët duhet të lënë pas ndasitë dhe të votojnë këtë ligj. Deputetët që do ta votojnë këtë amnisti penale nuk do të jenë të paragjykuar politikisht dhe do të fitojnë përkrahjen e shqiptarëve për mbështetjen e dhënë ndaj të burgosurve për vepra të lehta penale.

Përmes avokatit që i përfaqëson në këtë veprim ligjor ata kërkojnë dhe amendime të tjera të ligjit

Anton Kosteri, avokati: Ne i kërkojmë atyre që ta mendojnë në dy rrethana konkrete, 1 që t’i ulen secilit të dënuar dy vite dhe i dënuar të konsiderohet personi i cili vendimi i dënimit ka marrë formë të prerë deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë.

Më herët peticion për amnsitinë që mbahet peng në Kuvend kanë bërë edhe 300 të burgosurit e Rrogozhinës dhe të borgosurit e Burgut të Durrësit.

Klan News