“Kulla e Xhamisë Koutoubia”, u krijua nga Churchill për presidentin Franklin Roosevelt

Një pikturë e Winston Churchill, të cilën Angelina Jolie e mori dhuratë nga Brad Pitt është nxjerrë në ankand nga aktorja. Kulla e Xhamisë Koutoubia, u krijua nga Churchill për presidentin Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë.

Para se Pitt ta blinte, piktura u transferua nga Roosevelt tek djali i tij Elliott, i cili e shiti atë në 1950 tek një koleksionist arti në Nebraska. Më vonë iu shit një prodhuesi të filmit, Norman Hickman, i cili kishte realizuar një film me personazh kryesor Churchill të vitit 1964, të quajtur “Orët më të mira”. 

Piktura u la më pas te të afërmit e Hickman pasi ai vdiq dhe u mbyll në një dollap për 15 vjet derisa u shit nga Rau. Roli i Pitt në dramën e Luftës së Dytë Botërore të Quentin Tarantino, “Bastards Inglourious”, 2009, ndihmoi në frymëzimin për veprën e Churchill. 

Çifti hollivudian thuhet se një herë vizitoi Dhomat e Luftës ku ka qëndruar edhe Churchill së bashku me antarët në Mbretërinë e Bashkuar në një turne privat. Pitt dhe Jolie janë akoma të përfshirë në një betejë të pafund divorci pasi njoftuan ndarjen e tyre në 2016.