Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se 7 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur pasi një anije patrullimi ruse u godit dhe u fundos në një sulm me dron në det. Anija dyshohet se është goditur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shërbimi i Inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë. Në një postim në Telegram, Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës njoftoi se 52 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan.

Anija “Sergei Kotov” është 1 nga 4 anijet patrulluese të përfunduara për Projektin 22160 të Marinës Ruse. Ajo ishte sulmuar më parë nga Ukraina në Shtator të vitit të kaluar. Sipas Ukrainës, anija luajti një rol në sulmin në ishullin Snake në ditën e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë në Shkurt 2022, së bashku me kryqëzorin Moskva që u fundos nga Ukraina në vitin 2022.

Ukraina tha se kostoja e anijes së fundosur “Sergei Kotov” ishte 65 milionë Dollarë, duke shtuar se ajo u godit pranë ngushticës Kerç, që ndan Krimenë nga Rusia./tvklan.al