anijet kozmie

Këto anije kozmike që në serialin e famshëm fantastiko – shkencor Star Trek, përdoreshin për të eksploruar galaktika të largëta, shumë shpejt mund të shërbejnë në realitet për të njëjtin qëllim.

Ndërtimi i tyre mund të arrihet me vënien në përdorim të motorëve (EM Drive) me shtytje elektromagnetike, për të arritur shpejtësi që tejkalojnë atë të dritës.

Ishte shkencëtari britanik Roger Shawyer, i cili në vitin 2 mijë ndërtoi për të parën herë një motor të tillë, por që kolegët e tij në atë kohë e konsideruan shkencërisht të pamundur.

Këtë javë NASA vërtetoi se ata ishin gabuar. Kreu i katedrës së Sistemeve Hapsinore në Universitetin e Teknologjisë në Dresden, profesori Martin Tajmar, tha në një forum për astronautikën pas kryerjes së disa provave të suksesshme, se ndërtimi i një motori të tillë është i mundur. Tajmar pohon se EM Drive mund të krijojë shtytje në vakuum dhe kjo mund të revolucionarizojë udhëtimet në hapsirë.

Motori me shtytje elektromagnetike nuk përdor karburant. Shpejtësia e tij është aq e madhe saqë, në Hënë mund të arrihet brenda 4 orësh nga 12 ditë që iu deshën misionit Apollo 17, në Mars për 17 ditë, në Pluton për 18 muaj.

Ndërsa në sistemin më të afërt diellor “Alfa Centauri” 4.37 vite dritë larg nesh, që me raketat aktuale nevojiten dhjetëra mijëra vite, me motorin me shtytje elektromagnetike ende në faza eksperimentale do të duhen rreth 100 vite.

Tv Klan