apendesiit 1Shpesh kemi dëgjuar që një pjesë e njerëzve kanë patur probleme të ndryshme me apandesitin gjë e cila i ka detyruar t’i nënshtrohen edhe operacionit. Apandesiti shkaktohet kur apendiksi bllokohet më së shumti nga defekimi (jashtëqitja) ose nga trupat e huaj. Ndër të tjera Dr. Tajar Asqeri në një intervistë të realizuar nga tvklan.al ka shpjeguar arsyet, rolin, si dhe simptomat të cilat bëjë të kuptojmë që kemi probleme me apandesitin.

Çfarë është apandesiti?

Apandesiti është infalamacion i apendiskit, që është jë zgjatim i një pjesë të zorrës së trashë që quhet cekum.

Sa varion gjatësia e apendiksit?

Apendiksi varion në gjatësië ga 2 deri në 20 cm, por mesatarja është deri në 10 cm.

Cili është roli kryesor i tij?

Roli kryesor i apendiksit ka të bëjë me imunititin e njeriut. Duke qenë se apendiksi ka përmbajtje indilifatik në sasi të rritur ka edhe një rol autoimun, mbrojtje që bën organizmi ndaj patogenëve të ndryshëm që kalojnë në rrugët intestinale.

Cilat janë arsyet që shfaqen problemet e apendesitit tek individë të ndryshëm?

Arsyet janë të ndryshme. Shpeshherë është anatomike, një apendiks i vendosur në një pozicion anatomikisht jo normal apo i gjatë në madhësi ose me furnizim të keq vaskular. Gjithashtu prek ata persona të cilët nuk mbajnë dietë të mirë, sidomos është vërejtuar që kjo patologji është më e shpeshtë tek ata persona të cilët konsumojnë fara me luspa. Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me faktorin anatomik dhe me faktorin ushqim (pra dieta) dhe duke u mbledhur të dyja çojnë në atë që quhet inflamacion i kësaj strukture anatomike.

Ku gjendet apandesiti, në çfarë pjese të trupit?

Gjendet në fund të pjesës fillestare të zorrës së trashë, (që quhet cekum) në fund të barkut në anën e djathtë. Por 30 për qind të rasteve mund të jetë i vendosur edhe me thellë, më poshtë se zakonisht. 5 për qind të rasteve është i vendosur në mënyrë anomale nën hepar apo në pjesën e pasme të zorrës së trashë.

Cilat janë simptomat që na bëjnë të kuptojmë se kemi probleme pikërisht me apandesitin?

Ka dhimbje. Dhimbja klasike në apendisit është dhimbja që fillon gradualisht dhe më pas bëhen shumë intensive. Përgjithësisht fillon në pjesën e sipërme të barkut dhe zbret poshtë në anën e djathtë. Përveç dhimbjes ndodh që pacienti ka edhe nauza, të vjella. Shpeshherë nëse është i vendosur pranë rrugëve të urinës, pacienti ka urinë të shpeshtë, djegie në urinim dhe probleme të defekimit (jashtëqitje).

Moshat që preken më shumë?

Apandisiti prek më shumë moshat e reja, moshat mesatare. Tek moshat e mëdha dhe të vogla nuk është i shpeshtë.

Si kurohet apandesiti?

Në qoftë se vendosim për apandesit akut duhet të kryhet operacion ndërsa nëse jemi në fazat e para të tij mund të trajtohet me antibiotik. Në këtë rast kemi të bëjmë me një trajtim jo kirurgjikal i cili përdoret për të larguar infeksionin. Apendiski kërkon kujdes të menjëhershëm. Pra në qoftë se arrin ta kuptosh që në orët e para, mud të përdorësh antibiotik masiv dhe më pas nëse avacon dhe ke një shfaqje të plotë të klinikës atëherë duhet t’i nënshtrohesh urgjent operacionit.

Po nëse nuk kurohet çfarë komplikacionesh sjell?

Nëse nuk kurohet çon në përhapjen e infeksionit në bark, në peritonit. Vdekshmëria nga apandesiti përbën 1 për qind të rasteve, pra vetëm kur kalon në peritonit që vjen nga neglizhenca e personave të prekur.

Vilma Kërçiku