Si një prej stilistëve më të famshëm në botë, Giorgio Armani e ka kaluar jetën e tij në kërkim të femrave të bukura.

Në një intervistë për revistën “The Sunday Times”, stilisti 80 – vjeçar deklaroi se, sipas tij, femrat e bukura janë ato natyrale, ndërsa theksoi se ishte kundër operacioneve kirurgjikale.

blanchett

Teksa mori si shembull aktoren australiane Cate Blanchett, Armani tha se çdo femër duhet të jetë e lumtur që të pranojë dhe t’i dojë rrudhat e buzëqeshjes në fytyrë.

Fituesja e çmimit Oscar, 45 – vjeçarja Cate Blanchett, njihet për natyralitetin e saj dhe faktin se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale. /tvklan.al