Emine Alushi, mësuesja e Medresesë së Shkodrës, e cila propagandonte pro ISIS do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.

Me dyer të mbyllura, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë paraditen e kësaj të shtune, për 39 – vjeçaren. Ajo akuzohet për nxitjen e urrejtjes ose grindjes.

Në audioregjsitrimin e trasmetuar në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan, Emine Alushi u thoshte nxënësve të Medresesë së ISIS është një organizatë e cila lufton për të mirën e myslimanëve.

Por Alushi ka thënë para gjykatës dhe hetuesëve se në kohën, kur është bërë mendonte se ISIS mbronte sirianët nga regjimi i Asadit dhe se ishte një organizatë poltike. 39 – vjeçarja është pyetje nga gjyqtari në sallë se çfarë mendot sot për ISIS dhe ajo i është përgjigjur se është një oranizatë kriminale.

Pas audio –skandalit të transmetuar në “STOP”, Emine Alushi u arrestua nga policia dhe u pyet nga agjentët e Drejtorisë së Antiterroit. 39 – vjeçarja pranoi vërtetësinë e audios dhe për këtë arsye, ajo u arrestua.

Tv Klan