guardia-di-finanza

Guardia di Finanza në Itali arrestoi dy skafistë shqiptarë 34 dhe 26 vjec, të dyshuar për trafik droge. Ata u ndaluan pas një ndjekjeje të gjatë në det në natën mes 6 dhe 7 shkurtit pranë brigjeve të Kazalabates në Lece.

Gjatë ndjekjes gomonia rreth 7 metra e gjatë, u përplas me një motovedetë dhe njëri prej shqiptarëve, ra në det. Pas nxjerrjes nga deti, ndjekja përfundoi me ndalimin e tjetrit.

Mediat italiane kanë bërë publike vetëm inicialet e tyre, 34 – vjecari L.K i njohur për trafik të lëndëve narkotike dhe 26 – vjecari R.M. Asnjëri prej tyre nuk kishte dokumentin e lejes së qëndrimit në Itali.

Sipas policisë, në gomone nuk u gjet asgjë, por gjatë ndjekjes ishin hedhur sende të shumta.

Dy shqiptarët akuzohen për mosbindje ndaj urdhrave ushtarake, rezistencë dhe dhunë ndaj motovedetes dhe mosrespektim të rregullave të lundrimit.

Në dy javët e fundit, janë kryer dy operacione të rëndësishme në Bari. Më 2 Shkurt u gjetën pesë kuintal marijuanë, në vlerën e 5 milionë eurovë të hedhura në det nga një gomone

, 100 km nga brigjet e Pulias dhe trafikantët shqiptarë ndryshuan kurs dhe mundën të iknin drejt kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërsa të martën pranë brigjeve të Torre Kiankas, në Lece u bllokuan dy shqiptare në një gomone, njëri prej të cilëve klandestinë.

Tv Klan