Gjatë protestës së mbajtur sonte në Shkup nga shoqata “Për Maqedoni të bashkuar”, janë sulmuar gazetarët, kurse ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka njoftuar se janë arrestuar sulmuesit.

Ministri Nuhiu ka njoftuar Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë se ka arrestuar personat që shkaktuan incidentin që ndodhi në protestë, ku pësuan gazetarë të portalit A1on.

Disa protestës në përfundim të protestës sulmuan ekipet e gazetarëve, ku më së shumti e pësoi ekipi i A1on, të cilëve ua dëmtuan kamerën e tyre dhe rrahën gazetarët. Për shkak të lëndimeve gazetarët u vendosën në Qendrën për urgjencë në Shkup./INA