Një 45-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në Lezhë. Ai dyshohej nga efektivët e policisë se ishte i përfshirë në disa veprimtari kriminale.

Për këtë arsye ndaj tij është kryer një operacion. Fillimisht ai u kap në lagjen “Gurra” ku iu gjet kanabis të ndarë në doza gati për shitje.

Ndërsa në banesë u gjetën 7 maska që dyshohet se mbaheshin për qëllime kriminale, 2 thika dhe 2 përforcues grushti.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 45-vjeçarit./tvklan.al