BIZNESMENIPolicia e Tiranës ka vënë në pranga personin që dyshohet se kishte porositur vrasjen e një biznesmeni të hidrokarbureve në Durrës.

I arrestuari është Ilir Karcini, një bisnesmen në fushën e tregëtimit të gazit ndërsa objektiv i atentatit të porositur prej tij ishte sipërmarrësi i Romano Port, Pirro Bare.

Pamjet e arrestimit të tij janë shpërndarë nga Ministria e Brendshme ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë çeshtje.

Mesohet se ndalimi Karcinit është bërë pas marrjes së deshmisë nga Juljan Sinanaj, i cili tha se ishte paguar me 120 mijë euro për eleminimin e biznesmenit durrsak.

Ndaj këtij të fundit ka patur edhe më herët një atentat kur në makinën e tij ishte vendosur një sasi e vogël ekspolzivi me synim për ta frikësuar. Tritoli shpërtheu në afërsi të urës së Dajlanit pa lënduar Baren apo familjen e tij.

Vrasja e bisnesmenit të hidrokarbureve në Durrës, Bare do të kryhej më 25 janar, pikërisht në datën kur Sinanaj u vu në pranga nga policia e kryeqytetit.

Në banesën e me qera tek “Rruga e Kavajës” u gjet një arsenal i plotë armësh, bomba e municione, të cilat i përdorte për të kryer vrasjet me pagesë dhe atentateve me tritol.