Policia e Fierit ka arrestuar Florind Marinin, 26 – vjeçarin e akuzar për vrasjen e ish – policit italian, Ugo Canozzi, më 15 Janar të vitit 2013, sëbashku me një shokun e tij.

Policia e Fierit ra në gjurmë e tij pak kohë pas ngjarjes së rëndë të vitit 2013, në Itali, menjëherë pasi 26 – vjeçari ishte kthyer në Shqipëri.

1 vit më parë, ai u arrestua për qëllime ekstradimi, por iu gjet drogë gjatë kontrollit fizik.

Organi i akuzës filloi procedimin për mbajtje narkotikësh, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një urdhër ekstradimi për të pandehurin.

Me dënimin nga gjykata për drogë, u pezullua urdhëri i ekstradimit, ndërsa në 18 Janar, Marini përfitoi nga amnistia.

Prokuroria e Fierit e konsideron një lapsus nga ana e drejtuesve të burgut të Fierit lirimin e tij, në një kohë që kishte një tjetër urdhër – ndalimi për 26 – vjeçarin.

Organeve hetimore iu desh të rinisnin kërkimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane.

Një i dënuar në burgun e Fierit, që e njihte Marinin, ka dhënë informacione se ku mund të gjendej 26 – vjeçari.

Policia tha se e gjeti në rrugë në afërsi të fshatit të tij kur i vuri prangat, këtë herë për llogari të shtetit italian.

Tv Klan