Një i ri nga qyteti nga Sarandës është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Elton Doko, 25 vjeç, banues në Sarandë se bashku me shokun e tij me inicialet E.A, 29 vjeç ditën e enjte  kanë vjedhur një televizor Plazma me vlerë 80.000 lekë, në lokalin e shtetasit G.T.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Nr. 4”, të qytetit bregdetar. 

Policia po punon për arrestimin e 29-vjeccarit E.A., të shpallur në kërkim.

/tvklan.al