drejtori-osheePolicia arrestoi sot ish – Drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Dine Aliajn, pasi u zbulua se ai kishte vjedhur energjinë elektrike.

Sipas policisë, ai kishte lidhje të paligjshme në shtëpinë dhe në një lokal në pronësi të tij.

Opozita e kishte denoncuar atë këtë javë se kishte pa paguar një faturë prej 1.6 milionë lekësh dhe akuzoi qeverinë se po e mbante në detyrë.

Por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagoi duke thënë se Dine Aliaj ishte larguar nga detyra prej 21 Nëntorit.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes, Aliaj ishte pezulluar nga puna për shkak të denoncimeve të shumta të ardhura kundër tij, nga qytetarë të ndryshëm.

Më pas, ai ishte pushuar nga ky funksion pasi nuk kishte paguar faturat e energjisë elektrike për dy kontrata dhe kishte ndërhyrë në sistemin matës për këto kontrata, duke ulur konsumin e energjisë.

Tv Klan