MjekuPolicia në Paraguaji ka arrestuar një mjek të shpallur në kërkim në Brazil pasi akuzohet se ka përdhunuar 39 pacientë.

Ai është dënuar me 289 vite burg për përdhunime të femrave në klinikën e tij në Sao Paulo të Brazilit.

Roger Abdelmasih është i njohur në Brazil pasi ka mjekuar shumë njerëz të njohur.

Sipas ligjeve në fuqi ai mund të bëjë vetëm 30 vite burg. Aktualisht 70 vjeçari, Roger Abdelmasih jetonte në Paraguaji më gruan dhe dy fëmijët dhe u vetëdorëzua në polici.

Shumë nga femrat që ai ka abuzuar seksualisht janë lumturuar me arrestimin e tij.

tvklan.al