Gruaja që i ka shkatërruar jetën një infermiereje të re me mbushjen skandaloze të buzëve ka përfunduar në burg. Por, media turke raporton se Soner Gulnaz, 34-vjeçe, ka përfunduar prapa hekurave për vjedhjen e dy shisheve alkool nga një market në vitin 2012 dhe jo për dëmin e pariparueshëm ndaj Merve Kelesit. 

Gulnaz është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në Turqi pas akuzave të infermieres 22-vjeçare, Merve Keles se e kishte mashtruar duke u paraqitur si “specialiste estetike” kur në fakt ishte parukiere.

Ndërkohë, Soner Gulnaz  po gjykohej në gjendje të lirë për vjedhjen e dy shisheve alkool. Ajo është dënuar me 5 vite e tre muaj burg, por nuk është dorëzuar në polici. Megjithatë, arratia e 34-vjeçares nuk ka zgjatur shumë dhe është vënë në pranga në Adana.

Arrestimi dhe dënimi për vjedhje nuk e ka kënaqur Merve Kelesin, e cila kërkon që Gulnaz të dënohet që i ka shkatërruar jetën asaj.

Dënimi i saj për një tjetër krim nuk më intereson. Ajo duhet të gjykohet dhe të dënohet për ato që më ka bërë mua

”, tha Keles e cila po kurohet në spital.

Sel dhe Keles

 

Megjithëse nuk i pranon akuzat për dëmtimin e shëndetit të personave të tjerë, Gulnaz përballet edhe me akuzat e 32-vjeçares Gullu Sel, e cila thotë se ka mbushur buzët tek i njëjti person, por fatmirësisht fundi i saj nuk ka qenë aq tragjik sa i infermieres. /tvklan.al

Para dhe pas ndërhyrjes