Historia në Champions, eliminimi i Portos ‘garantoi’ finalen në 5 raste

14 vite zgjati pritja e Arsenalit për t’u rikthyer sërish në çerekfinalet e Champions League. Londinezët kishin edhe fatin me vete ndaj Portos, të cilët arritën ta eliminimon edhe me ndihmën e ruletës ruse të penalltive.

Kualifikim historik për ekipin e teknikut Mikel Arteta, që merr një tjetër bonus në garën për titullin e më të mirit të Europës. Gjithçka lidhet me precedentët e mëparshëm, pasi në 5 edicionet e fundit, skuadra që ka eliminuar Porton ka arritur të paktën në finalen e madhe.

Fat, që kërkon ta ketë edhe Arsenali, pasi 90 minutëshi i fundit i Champions League luhet shumë pranë ‘shtëpisë së tyre” në mitikun “Wembley”. Por tabutë e thyera në këtë sfidë përtej 120 minutave nuk mbarojnë me kaq.

Arsenal kualifikohet në çerekfinale pas 7 eliminimeve radhazi në raundin e 1/16-ave. Teksa përballja ndaj Portos ishte edhe e para ndeshje me eliminim direkt që prej finales së vitit 2016 që u nevojiten penalltitë për të vulosur skuadrën që vijon më tej. 

Klan News