dade

Arta Dade është një nga deputetet socialiste që mendon se statuti i partisë duhet të respektohet për zgjedhjen e kryetarit, ashtu siç kërkon prej kohësh Ben Blushi.

Në Komisionin e Jashtëm që ajo drejton, Dade nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e saj, në një bisedë informale me kolegët, përfshirë dhe ata të opozitës, e vetëdijshme për prezencën e medias, e foksuar shumë këto kohë tek debati që ka lidhur në Partinë Socialiste në prag të Kongresit të 19 Marsit.

Në debate, nëse duhet zbatuar statuti i Partisë Socialiste janë përfshirë dhe deputetët e opozitës.

Mimoza Hafizi ishte deri sot e vetmja deputetë që ka dalë publikisht në krah Deputetit Blushi për respektimin e statutit dhe për zhvillimin e garës për kreun e partisë.

Tv Klan