Është radha e Francës për të shpërfaqur kulturën e saj në Tiranë me një sërë aktivitetesh që nisën sot e do të vazhdojnë deri më 19 Maj. Ndryshe nga çdo herë Piramida është e rrethuar nga kafshët e artistit bashkëkohor francez Richard Orlinski, të derdhura në rezinë dhe me përmasa gati reale, për të treguar fuqinë, dashurinë, natyrën, elementë këto që plotësojnë 90% e punëve të artistit të mirënjohur në Europë.

6 muaj punë për t’i sjellë 5 skulpturat, në kohë për javët kulturore. Prezent në çeljen e ekspozitës ishte edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, që e quajti këtë vit të rëndësishme për Francën dhe Shqipërinë për projektet që do ndërmarrin së bashku.

Në majë të Piramidës është bërë gati një tjetër hapësirë që nuk do të zgjasë vetëm 1 javë, por një periudhë afatgjatë. Quhet KubFranceTirana, një hapësirë tërësisht dixhitale e që në fokus ka jetësimin e projekteve me fokus edukimin. Nga sot do të ofrojë një eksperiencë të veçantë virtuale në 5D të kulturës franceze, një prej të cilave jetën e piktorit të mirënjohur Vang Gogh.

“Vendosëm të krijonim një rrjet që e quajmë instituti i parë francez, për të bashkuar të rinjtë me inovacionin dhe kulturën frënge. Është një koncept i ri që do ta zhvillojë këtu së pari, dhe ku synojmë që të prodhojmë edhe përmbatje, që së pari do ti shërbejë studentëve. Synojmë që të ky projektet ta shtrijmë në një periudhë 10 vjeçare”.

Java kulturore kulmin do ta ketë me shfaqet ujore dhe piroteknike, “Fou De Bassin” që do të zhvillohen në liqenin artificial më 15 dhe 16 Maj. Koncerte, Kulinari, lojëra do të shoqërojnë javën kulturore franceze për një javë.

Tv Klan