panair-libriAsnjë lek nga qeveria për Panairin e Librit. Ministria e Kulturës le jashtë mbështetjes financiare ngjarjen më të rëndësishme kulturore të vitit që jo vetëm është promovim, informim, komunikim mes njerëzve por ditët e panairit janë mozaiku i një feste të vërtetë kulturore. Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve që prej 22 vitesh kujdeset që ai mos ti mungojë lexuesve, përkthyesve, shkrimtarëve shprehet se ky është një tregues i pavëmendjes së Ministrisë së Kulturës ndaj librit.

Ymeri sqaron se për këtë qëndrim që i parapriu mbyllja e Drejtorisë së Librit dhe Bibliotekës në Ministrinë e Kulturës, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Interesimit tonë se përse Panairi i Librit 2014 nuk është në listën e 68 projekteve fituese, Ministria e Kulturës i bëri forëard të njëjtit e-mail që i ka dërguar Shoqatës se Botuesve:

Në përgjigje të mesazhit tuaj, ju bëjmë me dije se projekti për Panairin e Librit  Tirana 2014, nuk u përzgjodh fitues në Thirrjen e parë për vitin 2014, pasi nuk plotëson një nga kushtet kryesore të dokumentacionit të kërkuar:– konkretisht mungon buxheti i justifikuar me zëra dhe kosto të përcaktuar qartë për shumën e kërkuar për financim nga Ministria e Kulturës. Zëri i kërkuar nga ju për financim nga MK: ” Arredim panairi” me shifrën total dhe të padetajuar 200 000 leke të reja, nuk e përmbush këtë kërkesë të domosdoshme për miradministrim të projekteve kulturore dhe artistike me fonde publike.

Për Petrit Ymerin ky është një vendim i nxituar dhe i pamenduar nëse në heshtje ka synime të tjera.

Paniri i librit nuk do të financohet këtë vit por Ministria ka para për projekte si Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Rrënjët e Kaçkavallit apo Trashëgimia Kulturore pa Kufij “E ka kush e ka”.