Më 14 Shtator, një asteroid më i madh se disa prej ndërtesave më të larta në planet, do të kalojë pranë Tokës. Sipas NASA-s, Asteroidi 2000 QW7 përllogaritet të jetë mes 290 dhe 650 metra në diametër.

Ndërtesa më e lartë në botë është Burj Khalifa në Dubai, e cila është 829 metra e lartë. Ndërtesa e dytë më e lartë në botë është Kulla Shanghai 631 metra.

Sipas asaj që shkruan CNN, asteroidi do të kalojë pranë tokës me një shpejtësi mbi 23,111 kilometra në orë dhe me një distancë prej 5,331,666 kilometrash.

Lajmi i mirë është që astronomët nuk besojnë se përbën rrezik, megjithatë shkencëtarët e NASA po e ndjekin atë nga afër.

Në Qershor, astronomët treguan se teleskopët janë në gjendje që të paralajmërojnë njerëzit që të zhvendosen nëse një asteroid do të godiste tokën.

Astronomët në Universitetin e Hawaii përdoren teleskopët vrojtues ATLAS dhe Pan-STARRS për të dalluar një asteroid përpara se të futej në atmosferën e tokës, mëngjesin e 22 Qershorit./tvklan.al