Kalimi te Beshiktash pritet të jetë një trampolinë e rëndësishme për Ernest Muçin. Sipas mediave turke, për 23-vjeçarin interesi është shtuar dhe merkato e kësaj vere pritet të jetë tepër të nxehtë. Aston Villa gjendet prej kohësh në gjurmët e ish-lojtarit të Tiranës dhe në muajit e kësaj vere besohet se do të formulojë një ofertë konkrete.

Muçi ka qenë një titullar solid që kur u bashkua me Besiktas nga Legia Warszawa në shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi kuqezi ka bërë 14 ndeshje si titullarë, ndërsa ka shënuar edhe 4 gola.

Aston Villa e konsideron lojtarin shqiptar si pasuesin e Nikolo Zanjolo, që nuk ka lënë përshtypje të mirë te skuadra e Premier League. Skuadra angleze është gati për të paguar klauzolën e vendosur në kontratën e shqiptarit, pasi synon të përforcohet në kuadër të përgatitjeve për në Champions League e sezonit të ardhshëm.

Pritet me tepër interes se si do të vijojnë bisedimet mes palëve, pasi një ofertë e kënaqshme do bindte Beshiktash për ta lënë të lirë. Kampionati Europian i kësaj vere do të shihet me tepër vëmendja nga skautët e klubit anglez, aty ku Muçi do ketë minuta të konsiderushme me fanellën e kombëtares shqiptare.

Klan News