Koço Kolvani është vënë në pranga nga efektivët e Policisë së Tiranës, pasi iu gjetën dy armë zjarri automatike model 56, dy krehër automatiku model 56, 55 fishekë model 56.

58 – vjeçari është vjehrri i një prej dy autorëve të dyshuar të plagosjes së Eduard Dukës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e Kinostudios.

Policia sqaron se armët u gjetën gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e dy autorëve të dyshuar, vëllezërit Elis dhe Leonard Duka, 26 dhe 30 – vjeç.

Kolvani i mbante armët në magazinat në pronësi të tij.

Vëllezërit Duka janë aktualisht në kërkim nga policia. Mbrëmjen e së hënës, pas një konflikti banal që kishte nisur në fillim të Shkurtit, qëlluan tre herë në drejtim të Eduard Dukës, teksa ky i fundit po ecte në rrugë. 34 – vjeçari mbeti i plagosur në krah, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al