Njeriu që tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Ronald Regan, John Hinckley Jr. do të lirohet së shpejti. Njeriu që plagosi ish-presidentin, tashmë të ndjerë, në vitin 1981 dhe që prej 35 vitesh qëndron në një spital psikiatrik, do të shkojë të jetojë me nënën e tij pas datë 5 Gusht.

Kjo pasi një gjykatës federal e ka shpallur atentatorin, tashmë 61 vjeç, të parrezikshëm për veten apo të tjerët. Hinckley u shpall i pafajshëm në vitin 1982 për atentatin ndaj Reagan, për shkak të gjendjes së tij mendore.

Në vitin 1981 në momentin që presidenti Reagan po dilte nga një ndërtesë, John Hinckley Jr, në atë kohë 29 vjeç, qëlloi me armë në drejtim të tij, duke plagosur jo vetëm presidentin, por dhe sekretarit për media, James Brady, një polic dhe një agjent të shërbimit sekret.

Në atë kohë Hinkcley, ishte i fiksuar pas aktores Jodie Foster dhe nëpërmjet këtij atentati ai donte t’i bënte përshtyje.

/tvklan.al