Deputetja Ermira Mehmeti është larguar përfundimisht nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI.

Kjo është ajo që shkuajnë mediat në Maqedoni, që bëjnë të ditur se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit.

Mehmeti një politikane e re dhe me shumë perspektivë u përfshi në audio-incizimi, që u bë publik në Maqedoni në muajin Mars.

Sipas mediave që publikun lajmin, regjistrimi me nota erotike, përfshinte deputeten dhe zv/Kryeministrit shqiptar, Musa Xhaferri.

Në lidhje me këtë bisedë Mehmeti është shprehur gjithmonë se ajo është një montazh, është përdorur për ta shantazhuar ekonomikisht dhe politikisht./tvklan.al