Kërkon izolimin e të infektuarve gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Austria nisi testimin masiv të popullsisë së saj për të zbuluar ata që kanë koronavirus por pjesëmarrja në testet vullnetare ishte mjaft e ulët, në disa rajone ndaj vetëm 1/3 e popullsisë u testua.

Një nga arsyet mund të jenë problemet e shumta teknologjike me regjistrimin online. Testet masive në mbarë vendin kanë për qëllim të parandalojnë një rritje të rasteve të reja me COVID-19 gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

Gjithnjë e më shumë vendet evropiane tani po zgjedhin testimet masive si një mënyrë për të luftuar pandeminë. Sipas Shoqatës Mjekësore të Austrisë, testimi masiv është megjithatë një masë e rëndësishme.

Qëllimi është të gjurmojmë ata qytetarë që nuk e dinë se janë të infektuar, ata që nuk kanë simptoma”, tha Rudolf Anschober, ministër i Shëndetësisë.

Në Austri, ka plane për të testuar edhe një herë popullsinë në fillim të Janarit. Pak javë përpara Austrisë, fqinji Sllovakia kreu testime masive në të gjithë vendin.

Ndërkaq, pavarësisht kërkesës disa mujore nga opozita në Shqipëri, qeveria nuk ka planifikuar testimin masiv të popullsisë madje edhe numri i testeve është nga më të ulëtat në kontinentin evropian.

Klan Plus