Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditën e sotme, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërlen, të rrethit Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti tip “Mercedes -Benz” me targa DV 1457A ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit me iniciale G.Ll, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Sul.

Mësohet gjithashtu se ky person në momentin e aksidentit ka qenë duke udhëtuar i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al