Autoritetet në Berlin mund të kenë qenë në dijeni se po planifikohej një komplot terrorist në tregun e Krishtlindjes, ditë përpara se kjo të ndodhte.

Sipas burimeve të sigurisë, autoritetet në kryeqytetin gjerman kishin informacion gjatë ditëve të fundit për një sulm të mundshëm në këtë treg.

Deklarata u publikua në Twitter nga Clemens Wergin, Shefi i byrosë së Washington për gazetën gjermane “Die Welt”.

Javët e fundit, i ashtuquajturi Shteti Islamik i bëri thirrje militantëve të ndërmerrnin makabritete në Europë dhe inteligjenca gjermane paralajmëroi autoritetet në Berlin se tregjet e mëdha, që tërheqin turistë të huaj ishin të pambrojtura.

Një natë më parë, një azilkërkues 23 – vjeçar nga Pakistani, i identifikuar si Naved B, i cili ka hyrë në vend me emër fals, vrau 12 persona dhe plagosi me dhjetëra të tjerë pasi u fut me kamion mes turmës, jashtë kishës Kaiser Wilhelm Memorial./tvklan.al