Divorci është bërë shkak për konfliktin mes të atit dhe vajzës në Lushnjë ku kjo e fundit mbeti e plagosur dhe babai humbi jetën. Mësohet se të dy kanë patur debate të vazhdueshme prej kohësh.

Bëhet e ditur se Rudina Musaku kishte shkuar të dielën te banesa e prindërve në lagjen “18 Tetori” për vizitë. Babë e bir kanë qenë të vetëm në katin e dytë të shtëpisë 3 katëshe kur kanë patur debate të ashpra dhe në sherr e sipër 82-vjeçari Behar Musaku ka qëlluar me çifte vajzën e më pas qëlloi për vdekje edhe veten.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja anëtarët e tjerë të familjes kanë qenë në ambiente të ndryshme të shtëpisë dhe kanë thënë në polici se nuk kanë dëgjuar debatet, por vetëm krismat e çiftes.

40-vjeçarja ndodhet në spital në Tiranë ndërsa sipas mjekëve është ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo kishte 4 vjet që ishte divorcuar ndërsa nga martesa ka dy fëmijë. Ajo jetonte bashkë me ta në kryeqytet ndërsa vazhdimisht ka jetuar edhe në emigrim për të siguruar të ardhura.

Klan News