Vrasja e Enkeleida Danajt në Greqi ka tronditur banorët e Menidit, aty ku ndodhi krimi. Një prej banorëve ka dhënë një dëshmi rrëqethëse pas ngjarjes. Ajo tregoi se vajza e 40-vjeçares ka ardhur pranë vendit të ngjarjes në gjendje shoku, duke folur në celular dhe duke thënë se i ati i vrau mamanë.

“Një vajzë e vogël erdhi pranë skenës së krimit dhe tha se “mbase është mamaja ime”, ndërkohë që vetëm qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu ato mundën që të identifikojnë mamanë e saj. Ajo tha se e ëma nuk kishte shkuar në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë tregoi se babai i saj e ka vrarë atë”, tha dëshmitarja sipas asaj që raporton Protothema.

Enkeleida Danaj, 40-vjeçarja e vrarë në Greqi. Foto e publikuar nga mediat greke

Sipas pretendimeve të banorëve, çifti kishte blerë një banesë në zonë.

“Po fliste në celular dhe thoshte, “më vranë mamin, më vranë mamin”, ishte shumë e shokuar. Ajo thoshte fliste dhe thoshte “ndoshta babai e vrau atë, e gjeti rrugës për në punë””, tregoi dëshmitarja.

Siç thotë ajo me shumë mundësi vajza fliste me vëllain duke i thënë atij: Babi vrau mamin.

Eduard Danaj, autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçares. Foto e publikuar nga mediat greke

Enkeleida Danaj dyshohet se u vra nga bashkëshorti, Eduard Danaj, 50 vjeç. Ajo e kishte denoncuar disa herë atë për dhunë në familje. Madje të premten ai duhej të dilte para gjykatës në lidhje me denoncimin e saj më të fundit që kishte ndodhur rreth 9 ditë më parë. Madje siç kanë raportuar mediat, dyshohet se ai ka dhunuar edhe vajzën (Lexo më shumë).

40-vjeçarja Danaj u vra teksa shkonte për në punë. Ajo u godit me një thikë në bark, plaga e së cilës i shkaktoi vdekjen (Lexo më shumë)./tvklan.al