Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetin social Twitter, lidhur me reagimet e opozitës për arrestimin e Kelmend Balilit.

Balili u dorëzuar mëngjesin e kësaj të marte (15 Janar) në polici.

Ministri Lleshaj në twitter:

Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera 🇺🇸🇪🇺

Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga Prokuroria për trafikim të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal, refuzim për deklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

/tvklan.al