Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vijuar turin e takimeve në vizitën e tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku këtë të mërkurë është pritur nga Presidenti Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit të mbajtur, u diskutua rreth zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara lidhur me krijimin e një Task Force të përbashkët bashkëpunimi.

Të pranishëm gjatë këtij takimi ishin dhe princi i kurorës në Abu Dabi si dhe ministri i Drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Më këtë të fundit pjesë e diskutimeve ishin dhe çështja e deportimeve dhe ekstradimeve të shqiptarëve. Kjo çështje është në fokusin kryesor të vizitës zyrtare që ministri i Brendshëm Balla po zhvillon në Abu Dabi.

Prej kohësh Shqipëria insiston në një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi në këtë vend Interpol Tirana ka lokalizuar disa personazhe të njohur të botës së krimit të cilët kërkohen nga drejtësia.

Tv Klan