Menaxhimi i ujërave është një prej kushteve të Bashkimit Evropian, sa i takon rrugës që duhet të ndjekë Shqipëria për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Kjo ishte në fokus të Forumit të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, pjesë e të cilit ishte edhe Zv/Kryeministrja Belinda Balluku.

Balluku u shpreh se ky projekt do të ndiqet me rigorozitet nga Shqipëria, ndaj nevojitet edhe asistenca nga vendet e Bashkimit Evropian.

 “Ne kemi ligje të mira, por çalojmë në zbatimin e tyre në terren. Perspektiva e menaxhimit të burimeve ujore është ngushtësisht e varur nga suksesi i këtij projekti.”

Referuar bumit të turistëve gjatë 2023 dhe pritshmërive të mëdha gjatë këtij viti, Balluku nënvizoi se përveç infrastrukturës rrugore dhe transportit, në fokus është edhe trajtimi i ujrave.

Klan News