Ndeshja me Inter dhe Milan përfundoi me rezultatin 3 – 1 për zikaltrit, por nuk mund të mungonte edhe një koment nga ish-lojtari i dy skuadrave, Mario Balotelli.

Në një foto të postuar në Instagram, Balotelli thuri elozhe për Icardin pas shënimit të tre golave në derbi.

“Komplimenta këtij djali, me të vërtetë i mirë” shkruan Balotelli në foto.

Por jo vetëm kaq. Balotelli nuk harruar të kujtojë edhe Milanin duke ironizuar që ta blejnë sulmuesin argjentinas.

“Bomber i vërtetë, ndoshta Milan zgjohet dhe e blen atë!”, ka shkruar sulmuesi italian.

Ndeshja Inter – Milan është një nga derbit më të zjarrtë në të gjithë botën. Stadiumi në ndeshjen e parë e këtij sezoni u mbush plot dhe fitimi nga shitjet e biletave arriti shifra rekord, rreth 4.8 milionë euro.

/tvklan.al