Banka-e-ShqiperiseKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare ku vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.25%.

Vendimi vjen pasi Këshilli Mbikëqyrës u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre.

Gjatë pasdites Banka pritet të publikojë një raport më të plotë të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Një ditë më parë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar theksoi se politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, në përputhje me mandatin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Tv Klan