Derbi i Madridit mes Atletico dhe Real përfundoi pa gola. Ekipet edhe pse kishin si synim fitoren nuk e arritën si objektiv. Lojtarët e Real u shfaqën më kërkues në fushën e lojës, duke iu afruar disa herë golin që në pjesën e parë. Kross dhe Ramos iu paraqitën mundësitë më të mira.

Loja e Atletico që luante në fushën e tij u mbështet më shumë në kundërsulmet e Griezmann. Në pjesën e dytë lojtarët e Ateltico u treguan më të vendosur falë edhe zëvendësimeve të kryera nga trajneri Simeone. Gameiro pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por edhe lojtarët e Real rrezikun vazhdimisht portën e Oblak.

Nga ky barazim përfiton Barcelona që me fitoren 3 – 0 në fushën e Leganes thellon diferencën me këta kundërshtarë ku po luhet java e 12 e La Liga.

Tv Klan