Barcelona fitoi me rezultatin minimal 1 – 0 takimin e javës së dytë me Athletic Bilbao.

Golin e vetëm të sfidës e realizoi Ivan Rakitiç në mesin e pjesës së parë. Skuadra baske edhe pse pati disa mundësi shënimi, doli pa pikë para publikut të saj.

Barcelona është në kuotën e 6 pikëve, po aq Las Palmas dhe Reali Madridit. Rivali tjetër i sezonit të kaluar Atletiko Madridit nuk e ka nisur mbarë sezonin, duke barazuar të dy takimet.

Tv Klan