Një tjetër sukses i Barcelonës në rrugën drejt titullit kampion në Spanjë. Skuadra katalanase mundi Levanten me rezultatin 2 – 0. Kjo është fitorja e pestë radhazi në La Liga, duke i mbajtur kundërshtarët larg.

Barcelona ka ende një ndeshje më pak se rivalët, një sfidë e prapambetur, që do të luhet më 17 shkurt me Sporting Gijonin. Reali Madridit fitoi në fund takimin në fushën e Granadës.

Skuadra e Zidanit triumfoi me rezultatin 2 – 1, duke mos u shkëputur nga kryesuesit.

Tv Klan