El Clasico, edhe pse luhet prej më shumë se 114 vitesh, mbetet ende tërheqës.

Një nga ndeshjet më interesante të futbollit botëror do të zhvillohet sot në orën 16:15 në “Camp Nou”. Barcelona do të presë Real Madrid në një tjetër duel të ndezur.

Katalanasve i kthehet Andres Iniesta nga dëmtimi, ndërsa madrilenët nuk do të kenë Gareth Bale, që do të mungojë për disa muaj. Barcelona është 6 pikë larg Real Madrid që udhëheq renditjen dhe një fitore do ta bënte më të luftuar kampionatin.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane nuk humbet prej 32 takimesh në të gjithë aktivitetet. Trajneri i Barcelona, Luis Enrique është optimist për këtë takim dhe kërkon që lojtarët e tij të krijojnë sa më shumë raste shënimi për të arritur suksesin.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane pranon se shkojnë pa frikë duke shtuar se të dy ekipet përbëhen nga kampionë.

Tv Klan