Fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS-së në kryesinë e Kuvendit 2 ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur “përfaqësim i denjtë i një rrjeti mafioz”.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Bardhi ka thënë se korrupsionin po e lufton sistemi i drejtësisë dhe jo kryeministri Rama për të cilën ka deklaruar se sipas tij, sa herë që shpallë luftë kundër korrupsionit, aq më tepër beteja afrohet drejt qeverisë që ai drejton.

Gazment Bardhi: Rama foli për historitë e tij në pushtet që lidhen me hajdutë të qeverisë së tij. Rama foli sikur të ishte përfaqësim i denjë i një rrjeti mafioz. Foli me kode dhe në fund tha se ai dhe qeveria e tij nuk kanë moral dhe si të tillë nuk do të dorëhiqen kurrë për shkaqe morale. Foli për “mollën”, ndoshta e kishte fjalën për Redi Mollën, bashkëpunëtorin më të afërt të Erion Veliajt që është sot në burg për korrupsion, që bie vetë nga pema se është kalbur. Nuk lihet molla derisa të kalbet në pemë, por kontrollohet që të mos kalbet. Rama jo vetëm që nuk është kujdesur që mollët e tij të mos kalbeshin, por është kalbur dhe vetë bashkë me to. Të gjithë bashkëpunëtorët hajdutë, është bashkëpunëtor me to. Korrupsionin e rekordëve të kësaj qeverie po e lufton sistemi i drejtësisë dhe jo Edi Rama. Ne nuk mendojmë se Rama, lufta e tij me korrupsionin i ngjan propagandës së Hitlerit në kapitullimin e tij. Sa herë Rama të shpallë luftë kundër korrupsionit, beteja aq më shumë afrohet drejt qeverisë së tij. PD është dera e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë dhe më shumë se kushdo tjetër për hir të proçeseve integruese dhe do ta bëjmë gjithmonë./tvklan.al