Basha-FyleArsyet e bojkotit të Kuvendit, kreu i opozitës Lulzim Basha ja bëri të ditura Komisonerit në largim për Zgjerimin në Bashkimin Europian Shtefan Fyle, në të fundit takim zyrtar që mbahet në Tiranë, në kuadër të dialogut të Nivelit të Lartë.

Takimi që zgjati për afro një orë, i shërbeu kryetarit Basha për t’ia bërë sërish të qartë, siç tha ai, ndërkombëtarëve qëndrimin se, opozita kërkon rivendosjen e normalitetit në tempullin e demokracisë që sipas demokratëve është asgjesuar nga shumica parlamentare.

Situata është shumë e rëndë, tha Basha dhe të mbyllësh sytë përpara kësaj gjendje, është bashkëfajësi.

Por mirëkuptimin, opozita duket se e ka gjetur tek pasaardhësi i zotit Fyle.

Edhe pse jashtë Kuvendit, opozita do të jetë pjesë e tryezës së thirrur nga kreu i shtetit për reformën në drejtësi, që do të mbahet në 6 Tetor.

Kreu i opozitës thotë se, gjithpërfshirja është kushti i panegociueshëm për një proces kaq jetik për demokracinë dhe sistemin e drejtësisë, që sipas tij po tenton të kapet nga maxhoranca.

Tv Klan