Kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim përpara qytetarëve të mbledhur në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë. Në ditën e dytë të protestës Basha tha se,

për përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do t’i themi lamtumirë demokracisë të fasadës dhe mirëseardhje demokracisë së vërtetë.

Fjala e Lulzim Bashës:

Në këtë shesh që e keni pagëzuar dje si sheshin e lirës të demokracisë dhe shpresës së re që po lind për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment. Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rrite për kauzën tonë të drejtë.

Nga ky shesh çdo kush do mund të flasë, të gjithë për hallin e vet, fermerët,  sportistë, profesorët dhe do të dëgjohen nga e gjithë Shqipëria. Ne këtë shesh jo do dëgjohen jo vetëm hallet dhe problemet, por edhe ëndrrat tuaja.

Fasada e Edi Rmaës do marrë fund, pasi ne nga  këtu do gjejmë zgjidhje për rrugët dhe bashkë do të vendosim sesi Shqipërisë do i ndezim motorët e zgjidhjes, për shëndetësinë e futur në kolaps, për arsimin dhe për çdo problem tuajin.

Dje morëm vendim për zgjidhe të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën. Për një ekonomi e cila mundëson punë për shqiptarët për shëndetësinë që iu përgjigjet nevojave të njerëzve dhe nuk mbush xhepat e politikanëve.

Për pensionet, të cilat sot vlejnë më pak buke dhe ushqime për pensioniste .Për taksat dhe për çdo gjë tjetër. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira pa Edi Ramën, pa drogën dhe krimin.

Në këtë shesh të madh të lirisë ne jemi të gjithë të barabartë, t’i japim formë ëndrrave tona. Ne për përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do t’i themi lamtumirë demokracisë të fasadës dhe mirëseardhje demokracisë së vërtetë. Dita e dytë e protestës sapo ka nisur dhe fitorja do të jetë e Shqipërisë

./tvklan.al