basha-grupi

Nuk nguroi ta quante fitore të opozitës dhe qytetarëve që mbështetën kauzën e saj, arritjen e konsensusit për ligjin e dekriminalizmit. Nga mbledhja e grupit demokrat, një thirrje të fundit përpara seancës plenare kreu i opozitës, Lulzim Basha e pati sërish për të zgjedhurit e mazhorancës që të votojnë testin e drogës.

Qëndrimi i Bashës erdhi vetëm pak minuta pasi demokratët depozituan në Kuvend dy amendamente që përcaktojnë se deputetët përpara se të betohen duhet t’i nënshtrohen analizave për substanca narkotike.  Për funksionarët në detyrë demokratët kërkojnë që ata të vetëdeklarohen për 6 muaj dhe nëse provohet përdorimi i narkotikëve, ata do të shkarkohen. Analiza e testit të drogës do të bëhet nën mbikëqyrjen e një strukture të posaçme të Prokurorisë.

Tv Klan