“Ta shporrim pakicën nga e gjithë Shqipëria”

Një ditë pas tensioneve që shoqëruan stafetën e kryebashkiakëve në Devoll, në këtë bashki shkoi për të protestuar edhe Lulzim Basha. Ai iu bashkua mbështetësve të Partisë Demokratike që ishin mbledhur sërish jashtë ambienteve të institucionit.

‘Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore. Me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 Qershorit Edi Rama dhe sozitë e tij më hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll.

Basha tha se opozita shumë shpejt do të shporrë pakicën kriminale që ka uzurupuar jo vetëm bashkinë e Devollit, por gjithë Shqipërinë.

“Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve. Shporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë”.

Basha shprehu keqardhjen për keqpërdorimin sipas tij të  efektivëve dhe uniformës së policisë ne uzurpimin e institucioneve. Kreu i demokratëve ishte dhe në Pogradec ku tha se fundi i shtetit policor është afër.

Tv Klan