Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur sot një grup qytetarësh dhe intelektualësh vlonjatë, të shqetësuar për zhvillimet në qytetin e tyre.

Basha dëgjoi nga afër ankesat e tyre për pasigurinë e jetës, për papunësinë, varfërinë, dhe për emërimet kriminale që janë bërë në postet kyce të administratës atje.

Mungesa e perspektivës për të radhmen, sidomos për rininë, ka qënë një tjetër shqetësim i përfaqësisë nga Vlora. Pas takimit, z.Basha u shpreh para medias.