Lulzim Basha nuk ka pritur vendimin e gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë së kujt i përket vula e PD, grupit që drejtohet prej tij, apo grupit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më 1 Qershor ai ka vendosur të mbledhë Kuvendin Kombëtarë, ku do të prezantojë programin e PD që drejtohet prej tij për zgjedhjet e vitit 2025.  

Sekretari për Programin në PD e Bashës, Arbi Agalliu thotë se programi ka në fokus përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe ndihmen ndaj biznesit.

Arbi Agalliu, deputet i PD: Është një program ku nuk lë jashtë vemendjes as edhe një sektor të ekonomisë. Ka në vëmendje të gjithë qytetarët shqiptarë duke patur në thelb kthimin e jetës në normailtet dhe duke pasur në vëmëendje të veçantë tregun e lirë, një barë të ulët fiskale, të rinjtë, fermerët, shtresat në nevojë që në këto vite gjithmonë e më tepër e kanë parë vetën të lënë jashtë vëmendjes.

Pas prezantimit të programit PD e Bashës edhe pse jo në fushatë zyrtare elektorale, do të nis takimet me qytetarët në terren dhe bizneset.

Arbi Agalliu, deputet i PD: Pas lançimit të programit grupet e caktuara apo departamentet në Partinë Demokratike do të fillojnë një fushatë apo një seri takimesh me grupe interesi, biznese të caktuara, komunitete të caktuara në zona të caktuara për të bërë shpjegimin e programit më të detajuar qoftë për shëndetësinë, qofte për arsimin, qoftë për sigurinë, sidomos për fermerët.

Basha ka thirrë mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë 3 muaj pasi kaloi afati që ishte vendosur nga vet ai për shpalljen e kandidtëve për deputet me të cilët do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Pasi në mars nuk publikoi asnjë emër të kandidatëve për deputet, Basha tha se do i publikonte ato në muajin maj, por edhe këtë muaj PD e drejtuar prej tij nuk ka asnjë listë.

Po ashtu, edhe në kuvendin e 1 qershorit qytetarët përsëri nuk do të njihen me të përzgjedhurit e Bashës, por me programin me të cilin PD e drejtuar prej tij do të hyjë në betëjë kundër mazhorancë dhe pjesëve të tjera të opozitës.