Basha me vlonjatetKryetari i Partisë Demokratike priti një grup qytetarësh dhe intelektualësh vlonjatë, të cilët tha se i shprehën shqetësimet e tyre për pasigurinë e jetës, papunësinë, varfërinë  dhe për emërimet kriminale në postet kyce të administratës lokale. Pas takimit kreu i opozitës tha se, Vlora është tradhëtuar nga kryeministri Rama e deputeti tjeter socialist i këtij qarku, Koço Kokëdhima.

Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike:

“Jam takuar me një grup intelektualësh, qytetarësh të Vlorës për gjendjen në raport me paligjshmëritë e panumërta dhe të përditshme që godasin padrejtësisht qytetarët e Vlorës për gjendjen ekonomike, shpunësimin masiv që po godet qytetarët e Vlorës e në veçanti rininë vlonjate, të gjitha këto në sfondin e llogjeve pafund të deputetit të parë të Vlorës për Partinë Socialiste, Kryeministrin e vendit Edi Rama, të Koço Kokëdhimës dhe oligarkëve të tjerë përgjegjës për këtë gjendje.

Askush nuk mund ta urojë, si një ëndërr të keqe, praninë sot e kësaj dite, në krye të Qarkut të Vlorës, me urdhrin e Edi Ramës dhe të Koço Kokëdhimës, të njeriut të akuzuar në Itali për tentativën të rrëmbimit të një vajze 12 vjeçare, i cili sipas gazetave, sipas shtypit Italian, citohet të ketë thënë se do të kishte qenë mirë ta kishin vrarë vajzën sepse kështu provat nuk do të ishin gjetur. Këto fakte rrënqethëse nuk janë thjesht një denoncim publik për kryetarin me të shkuar kriminale në krye të Qarkut të Vlorës, por janë e vërteta e Edi Ramës me Vlorën”.

I pyetur nga media në lidhje me bojkotin e Kuvendit, Basha tha se opozita nuk do të bëhet fasadë. Ai akuzoi liderët mazhorancës, Rama e Meta se kanë asgjesuar Kuvendin duke instaluar në të deputetë me të kaluar kriminale si dhe i kanë mohuar opozitës të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore.

TV Klan