bashaaa

Situata ekonomike është në ditët e saj më të zeza dhe për këtë bien dakort të gjithë shqiptarët.

Është ky përfundimi i tryezës së thirrur nga opozita me grupet e interesit për të diskutuar mbi ekonominë.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT për 300 ditët e para të qeverisë Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se çdo tregues i ekonomisë është në rënie.

Duke analizuar secilën nga periudhat 3 dhe 6 mujore dhe më pas duke i krahasuar me ato të së djathtës në qeveri, ish -Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se investimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po njohin vetëm ulje.

 Ndërsa ish -kryeministri Sali Berisha duke iu referuar ngjarjeve të fundit deklaroi se biznesi po përballet me mafien.

Duke e cilësuar të paprecedent situatën, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se përkeqësimi i klimës ekonomike është rezultat i reformave të ndërmarra nga dyshja Rama – Meta.

Opozita tha Basha do të vazhdojë të bëjë transparencë pas çdo vendimarrje të qeverisë dhe nuk do t’u largohet përgjegjësive të saj pavarësisht dhunës në Parlament.

TV KLAN