Bayer Leverkusen e mbylli Bundesliga pa humbje. Ekipi i Xabi Alonso që e siguroi titullin disa javë para fundit mori trofeun pas ndeshjes me Augsburg e fituar me rezultatin 2-1.

Leverkusen në 34 javë kampionat grumbulloi 90 pikë, 17 më shumë se ndjekësi më i afërt Stuttgart. Ky është titulli i parë në Bundesliga 1 për Bayer Leverkusen që nuk humbet prej 51 ndeshjesh në të gjithë aktivitetet.

Një sezon fantastik për Bayer që do të luajë edhe finalen e Europa League dhe atë të Kupës së Gjermanisë. Spanjolli Xabi Alonso e mori drejtimin e ekipit në Tetor të 2022 në një moment të vështirë dhe e udhëhoqi drejt suksesit në një kohë të shkurtër.

Tv Klan