Bayern Munich, nuk mundi as këtë javë të sigurojë titullin teksa barazoi 2-2 me Mainz. Tashmë diferenca me Leipzig e vendit të dytë është 9 pikë dhe me 4 javë të mbetura shpresat janë teorikisht gjallë.

Bayern e filloi praktikisht ndeshjen në disavantazh pasi miqtë e Mainz shënuan që në minutën e 3. Barazimi erdhi në minutën e 16’ nga Roben. Pjesa e parë u mbyll sërish në avantazh për Mainz me Brozinskin që shënoi me 11-metërsh.

Tiago Alkantara që u fut si zëvendësues i dha barazimin Bayernit./ TV KLAN